Abdixhiku pas takimit me Kurtin: Ka vullnet të dyanshëm për profilin si do të duket Presidenti, në takimin e ardhshëm do t’i sjellim emrat

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka folur sot pas takimit që ka mbajtur me kryeministrin në detyrë të Kosovës, Albn Kurti. Ai ka thënë se ky është takimi i parë pas qëndrimit publik dhe vendimit të tyre se LDK tërhiqet nga çdo kërkesë për përfaqësim institucional dhe i redukton diskutimet dhe interesin në çështjen e…

Lajme

18/08/2026 18:59

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka folur sot pas takimit që ka mbajtur me kryeministrin në detyrë të Kosovës, Albn Kurti.

Ai ka thënë se ky është takimi i parë pas qëndrimit publik dhe vendimit të tyre se LDK tërhiqet nga çdo kërkesë për përfaqësim institucional dhe i redukton diskutimet dhe interesin në çështjen e Presidentit të Republikës.

“Në këtë takim të parë, diskutuam në vullnet të mirë për kriteret dhe profilin potencial të Presidentit/es të ardhshëm. Ka vullnet të dyanshëm rreth këtij profili se si do të duket një president, dhe mbi kriteret që ai duhet t’i ketë. Këto kritere janë të qarta, ju lus t’i besoni jo vetëm orientimit tonë 37 vjeçar por vlerave mbi të cilat LDK-ja qëndron. Një president që e don Republikën, e mbron atë, e ushtron demorkacinë në mënyrën më të mirë të mundshme dhe një figurë që e shton unitetin ashtu siç i takon me Kushtetutën e Republikës së Kosovës. Nuk duam një president të parëndësishëm por një figurë të respektuar që e ushtron me dinjitet figurën më të lartë shtetërore”, ka thënë Abdixhiku.

Ai ka thënë se është i bindur se Kosova ka figura të tilla, por kanë kërkuar periudhë diskutime brenda subjekteve të tyre para se të vinë me emra konkretë në takimin e ardhshëm.

“Unë e di që fokusi edhe i popullit të Kosovës është te emrat specifik, por për këtë na duhet ende koha. E mira e këtij procesi është që gjërat janë shumë më të qarta. Po flasim për çështjen e Presidentit, dhe LDK s’kërkon asgjë mbrapa përveç stabilitetit institucional në mënyrë që Kosova të ketë mundësinë e qetësisë së munguar tash e sa kohë.  U dakorduam që të vimë me emra konkretë në takimet e ardhshme, por që në fund të ketë një emër. Meqë po flasim për emra duhet të ketë konsultime të brendshme jo vendime, sepse vendimi duhet të merret pasi të ketë dakordim politik për një emër të caktuar. Por, çështja është edhe më e komplikuar. Nuk mund të marrim vendim për një emër më pas të insistojm në atë emër sepse ai emër bëhet pozitë partiake. Fillimisht duhet të ketë dakordim politik e më pas vendime individuale”, ka thënë Abdixhiku.

Ai ka thënë se para se të flasin për emra publikisht, duhet të flasin me individët nëse duan ta ushtrojnë këtë detyrë.

“Ajo që është e rëndësishme ta kuptoni është se ka vullnet për të bërë një zgjidhje të qëndrueshme për Kosvoën.  Për LDK-në është e rëndësishme që të ketë vlera dhe bindje presidenti ose presidentja e ardhshme, që e mbron Republikën dhe LDK gjithmonë i ka dhënë Kosovës president të jashtëzakonshëm dhe këtë herë do ta bëj një të tillë.  S’kemi fol sot për emra konkret, për fusha, profesione të ndryshme. Asnjë emër i përmendur deri më tash,.që ka gjurmime partiake nuk është i përmendur”, ka shtuar ai para mediave. /Lajmi.net/