Kurti: Takimi me Abdixhikun ishte ekskluzivisht për Presidentin, pash vullnet për ta zgjedhur atë – Na duhet të konsultohemi me partitë tona

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti ka folur para mediave pas takimit që ka mbajtur me liderin e LDK-së, Lumir Abdixhikun. Pas këtij takimi, ai ka thënë se e ka parë vullnetin tek LDK-ja për ta zgjedhur presidentin e ri, ndërkaq ka thënë se duhet të kthehen tek partitë e tyre për konsultime të…

Lajme

18/08/2026 18:45

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti ka folur para mediave pas takimit që ka mbajtur me liderin e LDK-së, Lumir Abdixhikun.

Pas këtij takimi, ai ka thënë se e ka parë vullnetin tek LDK-ja për ta zgjedhur presidentin e ri, ndërkaq ka thënë se duhet të kthehen tek partitë e tyre për konsultime të brndshme dhe pastaj të ritakohen.

“Ju me të drejtë pyesni për emrat e përveçëm, ne diskutuam hollësisht dhe thellësisht për kriteret, standardet që duhet t’i ketë figura presidenciale. Vëzhguam edhe aspektin e viteve dhe dekadave dhe historisë sonë më të re, shikuam sektorët e ndryshëm të shoqërisë e profesioneve. Por, meqenëse është vendim tejet i rëndësishëm, pa shkuar ne në konsultime te subjektet tona, nuk mund të them më shumë se kaq. Nuk është ky vendi ku unë mund të flas për emra”, ka thënë Kurti.

Ai është pyetur nëse marrëveshjen do ta bëj me LDK-në dhe jo me partitë e tjera, ndërkaq ka thënë se partitë e tjera nuk kanë pranuar takim.

“Nuk mund të sillemi sikur unë nuk kam provuar të takohem me subjektet e tjera. Unë kam hasur nër efuzimin e subjekteve tjera. Kryetari i Aleancës refuzon të takohet me mua, ndërkaq kryetari i PDK-së është takuar njëherë. Sidoqoftë, unë i falenderoj për komunikimin që kemi zhvilluar sepse edhe kur nuk kemi takime ne kemi komunikim. Shumë më mirë do të ishte të kemi takime, sepse kur ka takime ka diskutime që qojn në marrëveshje. Kjo tashmë nuk varet prej meje, por nëse ka sado pak vullnet nga ana e PDK-së ose AAK-së ose të dyave për takime, diskutime, marrëveshje unë jam më shumë se i gatshëm i itneresuar për marëveshje. Por rrethanat në të cilat ndodhemi është rrethanë e imponuar dhe instensivisht kemi nisur bisedimet shumë serioze VV-LDK”, ka thënë Kurti.

Ai ka thënë se ky takim ishte ekskluzivisht për figurën presidenciale.

“Edhe njëherë po e theksoj, kriteret, parimet, rrethanat në të cilat ndodhemi dhe çfarë figurash me cilat vlera, kontribute dhe merita. Duam President/e meritore, kushtetuese që reflekton vlerat e shoqërisë sonë, që ka kontribut për popullin në një profesion të caktuar dhe në këtë mënyrë nuk ngjall dilema për rolin, funksionin dhe detyrën fisnike që do t’i duhet ta kryej në pesë vitet e ardhshme”, ka shtuar ai. /Lajmi.net/