Zemaj: Mjaft me këto lojëra politike, VV duhet të thërrasë seancën – Provokimi i situatës nuk është në interes të Kosovës

Deputeti i LDK-së, Armend Zemaj, ka kërkuar nga Lëvizja Vetëvendosje që të thërrasë seancën për konstituimin e Kuvendit. Përmes një postimi, Zemaj ka kritikuar bllokadën institucionale, duke thënë se askush nuk duhet t’i mbajë peng institucionet e vendit, transmeton lajmi.net. “Pushteti fitohet dhe mbahet në mënyrë demokratike, përmes rregullave, ligjeve dhe Kushtetutës”, ka shkruar Zemaj.…

Lajme

14/08/2026 12:14

Deputeti i LDK-së, Armend Zemaj, ka kërkuar nga Lëvizja Vetëvendosje që të thërrasë seancën për konstituimin e Kuvendit.

Përmes një postimi, Zemaj ka kritikuar bllokadën institucionale, duke thënë se askush nuk duhet t’i mbajë peng institucionet e vendit, transmeton lajmi.net.

“Pushteti fitohet dhe mbahet në mënyrë demokratike, përmes rregullave, ligjeve dhe Kushtetutës”, ka shkruar Zemaj.

Ai ka bërë thirrje për përfundimin e, siç i ka quajtur, “lojërave politike”, duke theksuar se Kosovës i duhen institucione funksionale dhe jo bllokada e tensione.

Postimi i plotë: 

Lëvizja Vetëvendosje duhet ta thërrasë seancën!
Konstituimi i Kuvendit duhet të ndodhë. Askush nuk guxon t’i mbajë peng institucionet e vendit dhe ta thellojë krizën politike.
Provokimi i situatës nuk është në interes të Kosovës. Pushtetet shkojnë e vijnë, por Kosova është mbi të gjitha.
Mjaft me këto lojëra politike. Pushteti fitohet dhe mbahet në mënyrë demokratike, përmes rregullave, ligjeve dhe Kushtetutës. Askush nuk është mbi institucionet dhe askush nuk ka të drejtë ta mbajë peng shtetin.
Mjaft më. Kosova ka nevojë për institucione funksionale, jo për bllokada e tensione./lajmi.net/