Deputetët e PDK-së vendosen sërish tek objekti i Qeverisë, kërkojnë Albin Kurtin
Deputetët e PDK-së edhe sot kanë nisur ditën pranë objektit të Qeverisë së Kosovës. Deputetët e PDK-së sikurse dje edhe sot kanë pritur që deputeti tanimë i betuar Albin Kurti të vie në Qeveri, ku edhe po vazhdon të qëndrojë si kryeministër në detyrë por i njëjti nuk ka qenë aty. Ata tentuan të hyjnë…
Deputetët e PDK-së edhe sot kanë nisur ditën pranë objektit të Qeverisë së Kosovës.
Deputetët e PDK-së sikurse dje edhe sot kanë pritur që deputeti tanimë i betuar Albin Kurti të vie në Qeveri, ku edhe po vazhdon të qëndrojë si kryeministër në detyrë por i njëjti nuk ka qenë aty.
Ata tentuan të hyjnë brenda objektit, por nuk u lanë.
Ngjashëm situata ishte edhe dje, derisa më pas ata vazhduan për në Kuvend ku edhe dorëzuan kërkesën për thirrjen e seancës për konstituim- kërkesë kjo për të cilën nuk kanë marrë ende asnjë përgjigje nga kryesuesi Avni Dehari./Lajmi.net/