Abdixhiku: LDK-ja i jep 18 votat për president, nëse kandidati është konsensual
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, i pyetur se a siguroni që LDK-ja i jep 18 votat e saj për zgjedhjen e presidentit, tha shkurt se po do të votonin, nëse kandidati për president është konsensual. Më herët, në konferencë për media, Abdixhiku tha se janë të gatshëm të bisedojmë për zgjedhjen e një presidenti. Ai…
Lajme
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, i pyetur se a siguroni që LDK-ja i jep 18 votat e saj për zgjedhjen e presidentit, tha shkurt se po do të votonin, nëse kandidati për president është konsensual.
Më herët, në konferencë për media, Abdixhiku tha se janë të gatshëm të bisedojmë për zgjedhjen e një presidenti.
Ai shtoi se për këtë kontribut, LDK nuk kërkon asnjë pozitë.
“Le ta zgjedhim të gjithë bashkë presidentin që mbron Republikën dhe Kushtetutën”, u shpreh Abdixhiku për kosovapress.
“Vetëvendosje mund të zgjedh stabilitetin institucional përmes një presidenti që e zgjedhim bashkërisht dhe të qeverisë me shumicën e vet ose të dërgoj vendin drejt një krize të re, përplasje shumë më të rëndë vetëm se nuk pranon kompromis. Nuk ka asnjë nevojë të vonojë në konstituimin e Kuvendit të Kosovës, le ta thërrasin menjëherë seancën konstituive. LDK ka bërë zgjedhjen e vet, kemi zgjedhur republikën para pozitave”, tha Abdixhiku.