S’ki nevojë me prit hallën, dajën as asnjë familjar- produktet e Apple tani edhe në Kosovë përmes blerjeve në iCore
Mos e prit hallën, dajën, tezen”, është fushata që prezanton iCore, Apple Authorized Reseller në Kosovë. Me një nga fushatat më të drejtpërdrejta dhe më të lidhura me realitetin e konsumatorit kosovar, “Mos e prit hallën, dajën, tezen”, iCore prezantohet në tregun e Kosovës si Apple Authorized Reseller. Përmes kësaj fushate, iCore sjell një mesazh…
Auto & Tek
Mos e prit hallën, dajën, tezen”, është fushata që prezanton iCore, Apple Authorized Reseller në Kosovë.
Me një nga fushatat më të drejtpërdrejta dhe më të lidhura me realitetin e konsumatorit kosovar, “Mos e prit hallën, dajën, tezen”, iCore prezantohet në tregun e Kosovës si Apple Authorized Reseller.
Përmes kësaj fushate, iCore sjell një mesazh të thjeshtë se: Nuk ka më nevojë të presësh familjarët që vijnë nga diaspora për të sjellë produktet më të reja të Apple. Tash, produktet e Apple mund t’i gjeni direkt në Kosovë, përmes iCore.
Fushata shënon lansimin e iCore Kosovo, një brend i ri i fokusuar në produktet e Apple. Përmes platformës online iCore.shop, konsumatorët mund të porosisin dhe të gjejnë një gamë të gjerë të produkteve të Apple, me fokus në një përvojë të sigurt dhe të besueshme të blerjes.
Krahas prezencës online, iCore ka bërë të ditur edhe hapin e radhës. Përmes rrjeteve sociale, kompania ka paralajmëruar se shumë shpejt do të hapë pikën e saj të parë fizike në Albi Mall, duke e sjellë përvojën e iCore edhe më afër konsumatorëve në Kosovë.