Gruda paralajmëron protesta në rast se nuk do të ketë zgjidhje: Kushtetuta është shkelur, në Kosovë po instalohet pushtet autoritar

Deputeti i PDK-së, Përparim Gruda ka folur sot para mediave në lidhje me situatën politike në vend. Ai ka thënë se qytetarët e Kosovës duhet ta dinë që nëse sot Kushtetuta shkelet për një afat apo procedurë, nesër sipas tij ky “pushtet autoritar” do të trokas në derën e çdo qytetari për t’i shkelur të…

Lajme

12/08/2026 12:20

Deputeti i PDK-së, Përparim Gruda ka folur sot para mediave në lidhje me situatën politike në vend.

Ai ka thënë se qytetarët e Kosovës duhet ta dinë që nëse sot Kushtetuta shkelet për një afat apo procedurë, nesër sipas tij ky “pushtet autoritar” do të trokas në derën e çdo qytetari për t’i shkelur të drejtat elementare, për t’i shkatërruar bizneset, për t’i nxjerr nga puna apo për ta degraduar në punë.

Ai ka thënë se ky pushtet autoritar nuk ndalet ndryshe përveç në vendin ku janë zgjedh si deputetë të Kuvendit.

“Merreni me mend, një parti opozitare si ne deklarohet se do të qëndroj në opozitë dhe i thotë VV-së formoni institucionet nuk iu mjafton kjo ,thonë ju nuk do të jeni as në opozitë. Ditën kur e mbyll kuvendin, ju e mohoni opozitën, e mohoni egzistencën e saj. Kjo është një kufi që ne nuk e lejojmë me ndodh, ne nuk nënshtrohemi para asnjë diktati. Kosova është marrë peng, institucionet e Kosovës janë marrë peng. Kjo është fatkeqësi e madhe ndaj të cilës duhet t’i përgjigjemi të gjithë bashkë, jo vetëm si parti politike por si shoqëri për të ruajtur atë që kemi ndërtu”, ka thënë Gruda.

Ai ka thënë se asnjë regjim autoritar nuk është instaluar brenda natës, dhe sipas tij ky është fillimi i instalimit të tij.

“Kushtetuta është shkelur, afati është 30 ditë që të konstituohet Kuvendi kjo është e qartë për çdo qytetar të Kosovës. Megjithatë, Gjykata Kushttuese mund të formohet edhe pas afatit që të ndërpitet shkelja, sepse pa konstituim të Kuvendit nuk mund të shkojmë në zgjedhje as të zgjedhim organet e tjera.  Kuvendi duhet të formohet qoftë edhe pas afatit ka thënë Gjykata Kushtetuese. Ne po e respektojmë betimin tonë, Dehari duhet të vije të udhëheq seancën.  Nëse po thonë që nuk sanksionohet, kjo tregon se ata nuk njohin asnjë koncept bazë të drejtësisë kushtetuese. As Kushtetua e Gjermanisë që thotë Bundestagu mblidhet për 30 ditë nuk parasheh sanksion, as kushtetuta e Italisë që thotë se senati italian mblidhet për 20 ditë nuk parasheh sanksion, as kushtetuta e Francës që thotë se asamb leja kombëtare e Francës mblidhet të enjten e dytë pas zgjedhjeve nuk parasheh sanksion. Më lejoni këtu nëse e kam durimin”, ka thënë Gruda.

Nëse nuk ka zgjidhje, Gruda ka paralajmëruar edhe protesta. /Lajmi.net/