Tahiri: Neve mandatin na e ka dhënë qytetari e jo Albin Kurti – Nuk do të ndalemi derisa të funksionalizohen të gjitha institucionet
Deputetët e PDK-së dhe Aleancës tashmë ndodhen në Kuvendin e Kosovës ndonëse seanca konstituive nuk po vazhdon. Para mediave ka folur sot deputeti i kësaj partie, Arian Tahiri. Ai ka thënë se dyertë e Kuvendit të Kosovës po mbyllen dhe Kuvendi i Kosovës po bllokohet. “Është një ditë që publiku dhe qytetarët e Kosovës janë…
Lajme
Deputetët e PDK-së dhe Aleancës tashmë ndodhen në Kuvendin e Kosovës ndonëse seanca konstituive nuk po vazhdon.
Para mediave ka folur sot deputeti i kësaj partie, Arian Tahiri. Ai ka thënë se dyertë e Kuvendit të Kosovës po mbyllen dhe Kuvendi i Kosovës po bllokohet.
“Është një ditë që publiku dhe qytetarët e Kosovës janë duke e parë se dyertë e Kuvendit të Kosovës po mbyllen dhe Kuvendi i Kosovës po bllokohet. E patët sfidë edhe ju gazetarë qasjen që të jeni këtu me neve që ta informoni qytetarin e Kosovës se çka po ndodh me rendin kushtetues, cenimin e Kushtetutës, qasjen dhe tendencën e organizatës banditeske e cila është e mveshur me petkun e pushtetit dhe përmes pushtetit po e cenon rendin kushtetues dhe po tenton ta fus vendin tonë në një anarki”, ka thënë Tahiri.
Ai ka thënë se bashkë me deputetët e PDK-së dhe Aleancës po e bëjnë punën e tyre.
“Neve mandatin na ka dhënë populli, qytetari i Kosovës e jo Albin Kurti dhe nuk mund të na merr. Me qëllimin për ta mbrojtur kushtetutshmërinë dhe ta funksionalizojmë Kuvendin, dje deputetët e PDK-së ijanë drejtuar me shkresë zyrtare kryesuesit të Kuvendit, Avni Deharit, në mënyrë që të vazhdohet seanca, deputetët të mblidhen dhe të funksionalizohet Kuvendi. Përkundër kërkesës sonë, nuk ka gjet mbështetje dhe nuk është thirr vazhdimi i seancës prandaj ne kemi vepruar drejtë dhe kemi ardhur këtu ku e kemi mandatin që na ka besuar qytetari i Kosovës me e përfaqësu, që me e përcjell qëndrimin tonë politik për funksionalizimin e Kuvendit dhe kthimin e Kosovës në binare kushtetues. Tash është duke u krijuar si shembull që nëse organizata baditeske nuk po e respekton kushtetutën, pse një biznes privat duhet ta paguaj tatimin. Nëse këta po e shkelin kushtetutën, pse ai mos ta shkel ligjin”, ka thënë Tahiri.
Ai ka thënë se do të vazhdojnë me qëndrime dhe aktivitete politike.
“Hapi i parë është funksionalizimi i Kuvendit dhe të ketë stabilitet funksional në institucionet e Kosovës dhe nëse shterren mundësitë brenda Kuvendit të Kosovës, do të vazhdojmë me hapa tjerë tanë të vendosur që të funksionoj shteti jonë që është i ndërtuar si rezultat i sakrificës së burra e grave dhe gjakut të martirëve. Qe 18 muaj, prej kur Albin Kurti dhe VV e kanë fuqinë më të madhe politike, në këtë Kuvend nuk ka stabilitet dhe normalitet. Çdo herë kemi reaguar, por kjo që po ndodh aktualisht është përtej asaj që mund edhe të imagjinohet. Rrënohet tërësisht rendi kushtetues në vendin tonë dhe të gjitha institucionet tona janë jashtë funksionit. Ne por iu kërkojmë edhe juve dhe qytetarëve që të alarmojmë, me ngrit zërin dhe të reagojmë bashkarisht”, ka thënë Tahiri. /Lajmi.net/