Eskalon situata në Kuvend – Përleshje fizike mes Mërgim Lushtakut, Ardian Golës dhe Adnan Rrustemit

Situata në Kuvendin e Kosovës është tensionuar. Deputetët e PDK-së dhe Aleancës ndodhen në Kuvend ku po debatojnë me deputetë e përfaqësues të VV-së duke iu kërkuar ta thërrasin seancën konstituive. Debati mes tyre ka eskaluar së fundmi, ku deputeti i PDK-së Mërgim Lushtaku ka shtyer fortë deputetët e VV-së, Ardian Gola dhe Adnan Rrustemi.…

Lajme

12/08/2026 13:16

Situata në Kuvendin e Kosovës është tensionuar.

Deputetët e PDK-së dhe Aleancës ndodhen në Kuvend ku po debatojnë me deputetë e përfaqësues të VV-së duke iu kërkuar ta thërrasin seancën konstituive.

Debati mes tyre ka eskaluar së fundmi, ku deputeti i PDK-së Mërgim Lushtaku ka shtyer fortë deputetët e VV-së, Ardian Gola dhe Adnan Rrustemi.

Përleshja mes tyre është ndaluar pas ndërhyrjes së Artan Behramit të PDK-së. Lajmi.net/