Gërvalla e shpjegon ndryshe 30-ditëshin: I kemi ato ditë nga dita kur mblidhet Kuvendi, data e fundit për konstituim është 6 shtatori

Ministrja në detyrë e Drejtësisë, Donika Gërvalla e ka shpjeguar sot ndryshe afatin 30 ditor për konstituimin e Kuvendit. Ndonëse aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese thotë se duhet të konstituohet 30 ditë pas certifikimi të zgjedhjeve, ajo ka thënë se është 30 ditë pasi të mblidhet Kuvendi. “Na mujm me ditë që duam marrëveshje para se…

Lajme

12/08/2026 13:13

Ministrja në detyrë e Drejtësisë, Donika Gërvalla e ka shpjeguar sot ndryshe afatin 30 ditor për konstituimin e Kuvendit.

Ndonëse aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese thotë se duhet të konstituohet 30 ditë pas certifikimi të zgjedhjeve, ajo ka thënë se është 30 ditë pasi të mblidhet Kuvendi.

“Na mujm me ditë që duam marrëveshje para se me hy kot në procedura të zgjedhjeve. Ne i kemi 30 ditë për ta zgjedhur kryetarin e Kuvendit, do t’i shfrytëzojmë maksimalisht ato për të gjetur zgjidhje për Presidentin.  Ne i kemi 30 ditë nga dita kur mblidhet Kuvendi. Është 6 shtatori. Gjatë këtyre ditëve do të mundohemi të bëjmë zgjidhje. Ne i kemi 30 ditë që do t’i shfrytëzojmë maksimalisht për me gjet një marrëveshje që e nxjerr vendin nga kjo situata”, ka thënë Gërvalla. /Lajmi.net/