Pacolli e ashpër ndaj opozitës: Sot protestojnë sepse po i humbin privilegjet e tyre
Ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fitore Pacolli, ka reaguar pas protestës së opozitës, duke e kritikuar ashpër qasjen e tyre ndaj kryeministrit në detyrë, Albin Kurti. Pacolli i ka quajtur opozitarët “të shkretë”, duke thënë se ata “nuk dinë as kur e as për çfarë protestojnë”. “Të shkretët, nuk dinë as kur e as…
Lajme
Ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fitore Pacolli, ka reaguar pas protestës së opozitës, duke e kritikuar ashpër qasjen e tyre ndaj kryeministrit në detyrë, Albin Kurti.
Pacolli i ka quajtur opozitarët “të shkretë”, duke thënë se ata “nuk dinë as kur e as për çfarë protestojnë”.
“Të shkretët, nuk dinë as kur e as për çfarë protestojnë!
Gjuajnë me vezë Albin Kurtin, pikërisht njeriun që e shtriu sovranitetin në çdo cep të Republikës dhe e çliroi veriun nga bandat e dirigjuara nga Beogradi.
E sot, në vend se të mbrojnë interesin e shtetit, rreshtohen në të njëjtën linjë me Listën Serbe për të bllokuar institucionet.
Dallimi është i qartë, ne protestonim për të mbrojtur territorin e Kosovës e kundër Gjykatës Speciale, ndërsa ata sot protestojnë sepse po i humbin privilegjet e tyre.
Sa më shumë që bllokojnë e bëhen bashkë kundër Albin Kurtit, aq më shumë do të bie mbështetja për ta. Ne vazhdojmë fuqishëm me mbi 50%, ata le të mbesin të bashkuar, gjithnjë më të vegjël”, ka shkruar Pacolli.