Arian Tahiri: Sot nuk është ditë e mirë për Kosovën, LVV po prodhon krizë politike
Deputeti i PDK-së, Arian Tahiri, ka deklaruar se situata e krijuar rreth konstituimit të Kuvendit nuk është në të mirë të Kosovës. Ai tha se mbrëmë është cenuar rëndë rendi kushtetues, ndërsa kritikoi Lëvizjen Vetëvendosje për mospropozimin e kandidatit për kryetar të Kuvendit. “LVV ka vota për ta zgjedhur kryetarin. Ata refuzojnë të propozojnë emër…
Lajme
Deputeti i PDK-së, Arian Tahiri, ka deklaruar se situata e krijuar rreth konstituimit të Kuvendit nuk është në të mirë të Kosovës.
Ai tha se mbrëmë është cenuar rëndë rendi kushtetues, ndërsa kritikoi Lëvizjen Vetëvendosje për mospropozimin e kandidatit për kryetar të Kuvendit.
“LVV ka vota për ta zgjedhur kryetarin. Ata refuzojnë të propozojnë emër dhe provojnë që të prodhojnë krizë politike”, tha Tahiri.