Durmishi i jep kritika LDK-së për kërkesën për president: Është papjekuri politike të refuzosh ofertën e Kurtit

Hysen Durmishi i VV-së ka kritikuar Lidhjen Demokratike të Kosovës për insistimin që posti i presidentit të jetë pjesë e marrëveshjes politike me Lëvizjen Vetëvendosje. Në një postim në rrjetet sociale, Durmishi ka thënë se kërkesa e LDK-së për pozitën e presidentit nuk përputhet, sipas tij, me rezultatin zgjedhor dhe mbështetjen që ka marrë kjo…

Lajme

07/08/2026 19:35

Hysen Durmishi i VV-së ka kritikuar Lidhjen Demokratike të Kosovës për insistimin që posti i presidentit të jetë pjesë e marrëveshjes politike me Lëvizjen Vetëvendosje.

Në një postim në rrjetet sociale, Durmishi ka thënë se kërkesa e LDK-së për pozitën e presidentit nuk përputhet, sipas tij, me rezultatin zgjedhor dhe mbështetjen që ka marrë kjo parti.

“Është problem, kur mezi e more votëbesimin për të vazhduar udhëheqjen e partisë, të pretendosh të bëhesh president”, ka shkruar Durmishi.

Postimi i tij i plotë:

Është problem,kur menzi e more votbesimin për të vazhduar udhëheqjen e partisë, të pretendosh të bëhesh president.

Ajo zonja që e bëri fushatën si kandidate për presidente mori më pak se 10% të votave të qytetarëve që votuan. Secili tjetër nga LDK është në pozicion më të keq se dy të parët, prandaj cili është kuptimi i insistimit në postin e presidentit.

Të refuzosh ofertën e kryeministrit Kurti, (e cila mendoj se është më e lartë se sa fuqia që ju dha elektorati) është papjekuri politike.

Qytetarët po ju shohin, mos e harroni këtë. E që besa edhe ata që e votuan LDK-në po ju shohin.