Hiti i një dekade, Era rikthen elementin ikonik të “BonBon”
“BonBon” ishte një hit i vërtetë dhe fakti që kjo këngë shpërtheu dhe bëri që Era Istrefi të njihet ndërkombëtarisht, është i pamohueshëm. Impakti i këngës një dekadë më parë ishte aq i fuqishëm, saqë kënga ende dëgjohet me entuziazmin e njëjtë. Duke paralajmëruar këngën e saj të re, Era ka rikthyer një detaj shumë…
ShowBiz
“BonBon” ishte një hit i vërtetë dhe fakti që kjo këngë shpërtheu dhe bëri që Era Istrefi të njihet ndërkombëtarisht, është i pamohueshëm.
Impakti i këngës një dekadë më parë ishte aq i fuqishëm, saqë kënga ende dëgjohet me entuziazmin e njëjtë.
Duke paralajmëruar këngën e saj të re, Era ka rikthyer një detaj shumë ikonik të “BonBon-it”.
Artistja ka vënë në qafë pelushin ngjyrë rozë që kishte në pallton në videoklipin e “BonBon-it”, element që e bëri veshjen tejet virale.
Në atë kohë, të kishe një pallto të ngjashme me Erën ishte shumë “badass”.
Fundja, edhe nëse e rikthen si trend këtë pelush, Era e kishte krijuar vet së pari.