Miri rrëfen jetën pas Big Brother VIP: Kjo ndjesi ka qenë më e bukur
Ish-banori i Big Brother VIP Albania 5, Miri, ka rrëfyer se eksperienca në reality show ka sjellë ndryshime të dukshme në jetën e tij dhe në përditshmërinë e familjes. I ftuar në emisionin “Pushime On Top”, Miri foli për marrëdhëniet me familjen pas përfundimit të formatit, duke theksuar se tashmë ata janë më shumë në…
ShowBiz
Ish-banori i Big Brother VIP Albania 5, Miri, ka rrëfyer se eksperienca në reality show ka sjellë ndryshime të dukshme në jetën e tij dhe në përditshmërinë e familjes.
I ftuar në emisionin “Pushime On Top”, Miri foli për marrëdhëniet me familjen pas përfundimit të formatit, duke theksuar se tashmë ata janë më shumë në vëmendjen e publikut.
“Me thënë të drejtën, nuk është e njëjta situatë. Jo se kishim një marrëdhënie tjetër dhe tani kemi një tjetër, por kjo ndjesi pas Big Brother-it ka qenë më e bukur. Gjithçka është bërë më publike, jemi në syrin e vëmendjes së njerëzve dhe kjo e bën edhe më emocionale e dinamike”, u shpreh ai.
Miri tregoi se vëmendja e publikut nuk është më e përqendruar vetëm tek ai, por edhe tek bashkëshortja dhe vajza e tij.
Sipas tij, shpesh njerëzit u kërkojnë fotografi kur janë së bashku, diçka që ai e konsideron si shenjë vlerësimi dhe dashamirësie.
Gjatë qëndrimit në Big Brother VIP Albania 5, Miri ishte ndër banorët më të komentuar, veçanërisht për raportin e krijuar me Selin Bollatin.
Ai e përfundoi aventurën si finalisti i dytë, ndërsa Selin Bollati u shpall fitues i edicionit, duke fituar edhe çmimin e madh prej 100 mijë eurosh.