Kurti: I kemi 62 vota për Kuvendin dhe Qeverinë, por presidenti mbetet kushti kryesor
Kreu i LVV-së, Albin Kurti, ka thënë se i kanë 62 vota dhe se mund ta zgjedhin Kuvendin dhe Qeverinë e re menjëherë. Megjithatë ai ka thënë se pa një zgjidhje për presidentin, do të nënkuptonte parapërgatitje për të shkuar në zgjedhje të reja. “Ne e kemi mundësinë që menjëherë ta zgjedhim edhe kryetarin e…
Lajme
Kreu i LVV-së, Albin Kurti, ka thënë se i kanë 62 vota dhe se mund ta zgjedhin Kuvendin dhe Qeverinë e re menjëherë.
Megjithatë ai ka thënë se pa një zgjidhje për presidentin, do të nënkuptonte parapërgatitje për të shkuar në zgjedhje të reja.
“Ne e kemi mundësinë që menjëherë ta zgjedhim edhe kryetarin e Kuvendit e nënkryetarët e të më rizgjedhin mua kryeministër. Por nëse nuk e kemi të zgjidhur çështjen e presidentit, po shkojmë përsëri në zgjedhje të reja”, ka thënë Kurti./Lajmi.net/