LDK alarmon për krizë kushtetuese: LVV duhet ta mundësojë sonte konstituimin e Kuvendit

Lidhja Demokratike e Kosovës ka shprehur shqetësim për moskonstituimin e Kuvendit të Kosovës brenda afatit të përcaktuar nga Aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese, duke paralajmëruar pasoja për funksionimin institucional të vendit. Në një deklaratë, LDK ka thënë se kjo situatë rrezikon ta çojë Kosovën në një fazë të paqartësisë kushtetuese dhe mungesës së legjitimitetit institucional, raporton…

Lajme

07/08/2026 18:57

Lidhja Demokratike e Kosovës ka shprehur shqetësim për moskonstituimin e Kuvendit të Kosovës brenda afatit të përcaktuar nga Aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese, duke paralajmëruar pasoja për funksionimin institucional të vendit.

Në një deklaratë, LDK ka thënë se kjo situatë rrezikon ta çojë Kosovën në një fazë të paqartësisë kushtetuese dhe mungesës së legjitimitetit institucional, raporton lajmi.net

“Qëndrimi i LDK-së ka qenë i qartë dhe konsistent gjatë gjithë këtij procesi, Kuvendi duhet të konstituohet brenda afatit të përcaktuar nga Gjykata Kushtetuese”, thuhet në deklaratë.

Psotimi i plotë:

DEKLARATË E LIDHJES DEMOKRATIKE TË KOSOVËS
Lidhja Demokratike e Kosovës shpreh shqetësimin e saj për moskonstituimin e Kuvendit të Republikës së Kosovës brenda afatit të përcaktuar nga Aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese. Një situatë e tillë rrezikon ta vendosë Republikën e Kosovës në një fazë të paqartësisë kushtetuese e mungesë të plotë të legjitimitetit institucional, dhe me pasoja të pariparueshme për funksionimin e rregullt të institucioneve dhe sigurinë juridike në vend.
Qëndrimi i LDK-së ka qenë i qartë dhe konsistent gjatë gjithë këtij procesi, Kuvendi duhet të konstituohet brenda afatit të përcaktuar nga Gjykata Kushtetuese. Ky qëndrim është paraqitur në çdo takim konsultativ, përfshirë edhe takimin e zhvilluar sot nga Kryetari i LDK-së.
Lidhja Demokratike e Kosovës rikujton se zbatimi i aktgjykimeve të Gjykatës Kushtetuese është detyrim kushtetues dhe se respektimi i tyre i plotë është në interes të funksionimit demokratik të Republikës.
Prandaj, LDK i bën thirrje subjektit të parë parlamentar që, në përmbushje të përgjegjësive që i takojnë në këtë proces, të mundësojë mbajtjen e seancës së konstituimit sonte dhe përmbylljen e këtij procesi brenda afatit të përcaktuar nga Aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese.
Mosthirrja e vazhdimit të seancës sonte, brenda afatit të përcaktuar nga Aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese, u pamundëson deputetëve ushtrimin e mandatit të tyre në përmbushje të obligimit kushtetues për konstituimin e Kuvendit, ashtu siç është përcaktuar me aktgjykimin e muajit qershor 2025./Lajmi.net/