Kurti – LDK-së që po e kërkon presidentin: S’po mbajmë zgjedhje fare pra e po takohemi si liderë fisesh
Kreu i LVV-së, Albin Kurti, e ka konsideruar të papranueshme kërkesën e Abdixhikut që LDK ta ketë pozitën e presidentit. Kurti ka thënë se kërkesa duhet të jetë në përputhje me rezultatin e zgjedhjeve dhe se s’mund të ketë një deivjim të tillë të vullnetit. Kurti ka thënë se nëse ka ambicie të tilla për…
Lajme
Kreu i LVV-së, Albin Kurti, e ka konsideruar të papranueshme kërkesën e Abdixhikut që LDK ta ketë pozitën e presidentit.
Kurti ka thënë se kërkesa duhet të jetë në përputhje me rezultatin e zgjedhjeve dhe se s’mund të ketë një deivjim të tillë të vullnetit.
Kurti ka thënë se nëse ka ambicie të tilla për pozita, atëherë të mos mbahen fare zgjedhjet dhe të takohen liderët politikë sikur të ishin liderë fisësh apo të mbajnë takime në oda të burrave e ta ndajnë pushtetin.