Çitaku: Zvarritja e institucioneve është zgjedhje politike e Kurtit – Mjaft më, konstituoje Kuvendin dhe lëre Kosovën të ec përpara

Deputetja e zgjedhur e PDK-së, Vlora Çitaku ka reaguar pasi kryeministri në detyrë Albin Kurti nuk ka propozuar kandidat për kryetar të Kuvendit në mënyrë që të konstituohet Kuvendi. Ajo ka thënë se sot është parë qartë se zvarritja e krijimit të institucioneve nuk është pasojë e rrethanave, por zgjedhje politike e Albin Kurtit dhe Lëvizjes…

Lajme

06/08/2026 12:33

Deputetja e zgjedhur e PDK-së, Vlora Çitaku ka reaguar pasi kryeministri në detyrë Albin Kurti nuk ka propozuar kandidat për kryetar të Kuvendit në mënyrë që të konstituohet Kuvendi.

Ajo ka thënë se sot është parë qartë se zvarritja e krijimit të institucioneve nuk është pasojë e rrethanave, por zgjedhje politike e Albin Kurtit dhe Lëvizjes Vetëvendosje.

“Sot nuk kishte asnjë arsye që të mos propozohej kandidati për Kryetar të Kuvendit dhe që Kuvendi të mos votohej për konstituimin e tij. Aq më tepër kur Gjykata Kushtetuese ka qenë krejtësisht e qartë në aktgjykimin e saj: Kuvendi jo vetëm duhet të mblidhet, por duhet të konstituohet brenda 30 ditëve nga certifikimi i rezultateve të zgjedhjeve. Mosveprimi i sotëm nuk është vetëm papërgjegjësi politike. Është shpërfillje e drejtpërdrejtë e rendit kushtetues dhe e detyrimeve që burojnë nga aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese”, ka shkruar ajo.

Çitaku ka thënë se Kosova nuk mund të mbahet peng për llogari të kalkulimeve politike të një njeriu apo një partie.

“Albin, mjaft. Konstituoje Kuvendin menjëherë dhe lëre Kosovën të ecë përpara”, ka shtuar Çitaku. /Lajmi.net/

Postimi i plotë: