Betohen deputetët e legjislaturës së XI-të të Kuvendit të Kosovës

120 deputetët e Kuvendit të Kosovës, janë betuar sot për të marrë mandatin e deputetit. “Unë, deputet i Kuvendit të Republikës së Kosovës, betohem se me nder e me përkushtim do ta kryej detyrën time dhe do ta përfaqësoj me dinjitet popullin, do të punoj në interes të Kosovës dhe të gjithë shtetasve të saj,…

Lajme

06/08/2026 11:40

120 deputetët e Kuvendit të Kosovës, janë betuar sot për të marrë mandatin e deputetit.

“Unë, deputet i Kuvendit të Republikës së Kosovës, betohem se me nder e me përkushtim do ta kryej detyrën time dhe do ta përfaqësoj me dinjitet popullin, do të punoj në interes të Kosovës dhe të gjithë shtetasve të saj, do të angazhohem për mbrojtjen dhe për respektimin e kushtetutshmërisë dhe të ligjshmërisë, për mbrojtjen e sovranitetit, tërësisë territoriale dhe të integritetit institucional të Kosovës, për garantimin e lirive dhe të drejtave të njeriut, në përputhje me ligjet e vendit. Betohem!”, ka lexuar udhëheqësi i seancës, Avni Dehari.

Njëzëri, 120 deputetët janë betuar.

“Betohem”, kanë thënë ata.

Tani seanca pritet të vazhdoj me zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit. /Lajmi.net/