Kurti ia rikujton LDK-së që nuk i intereson vetëm takimi me ta dhe fton sërish Hamzën dhe Gjinin: Lajm do jetë kur të takohem me këta

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka deklaruar se lajm do të ishte nëse ai do të takohej me Bedri Hamzën nga PDK dhe Ardian Gjinin nga AAK-ja. Kuri ka falënderuar Bedri Hamzën për një takim që kanë pasur e falënderoi po ashtu Lumir Abdixhkun për disa takime të cilat thonë se ishin të mira…

Lajme

06/08/2026 13:06

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka deklaruar se lajm do të ishte nëse ai do të takohej me Bedri Hamzën nga PDK dhe Ardian Gjinin nga AAK-ja.

Kuri ka falënderuar Bedri Hamzën për një takim që kanë pasur e falënderoi po ashtu Lumir Abdixhkun për disa takime të cilat thonë se ishin të mira sa i përket diskutimeve.

Madje ai u ka bërë sërish thirrje Hamzës dhe Gjinit që të bëhen pjesë e diskutimeve, transmeton lajmi.net.

Kësisoj në deklarimin e tij pas ndërprerjes së seancës për konstituimin e Kuvendit, Kurti tha se nuk beson se Aleanca nuk është për Ardhmërinë dhe për Kosovën, por s’e kjo nuk është thelbësor.

“Kryetari i Aleancës, z.Gjini, kryetar i Aleancës të takohet me mua si kryeministër në detyrë dhe kryetar i Lëvizjes Vetëvendosje që s’e ka ndërruar emrin. Thelbësore është që të komunikojmë. Po e ritheksoj ashtu siç vlen për mua si kryeministër në detyrë njësoj edhe ushtruesja e detyrës së presidentes Haxhiu do ta respektoj në plotni kushtetutshmërinë. Nuk kemi president e presidente, por ushtruese të detyrës e që është zonja Haxhiu e që do vazhdojë të jetë e tillë siç e thotë Kushtetuta”,shtoi Kurti./Lajmi.net/