“Ishalla Zoti iu bën fëmijën për nevoja që nuk iu del kurrë ilaq” – Eskalon veterani Agim Pllashniku, mallkon fëmijët e deputetëve e Kurtit
Sot para objektit të Kuvendit të Kosovës, po protestohet për shkak të vonesave për të formuar institucionet. Në këtë protestë, ka marrë pjesë edhe veterani Agim Pllashniku. Ai ka mallkuar të gjithë deputetët e kryeministrin në detyrë Albin Kurti, duke iu uruar sëmundje fëmijëve të tyre dhe ka eskaluar me fjalorin e tij. “Zoti iu…
Lajme
Sot para objektit të Kuvendit të Kosovës, po protestohet për shkak të vonesave për të formuar institucionet.
Në këtë protestë, ka marrë pjesë edhe veterani Agim Pllashniku.
Ai ka mallkuar të gjithë deputetët e kryeministrin në detyrë Albin Kurti, duke iu uruar sëmundje fëmijëve të tyre dhe ka eskaluar me fjalorin e tij.
“Zoti iu mallkoftë, ishalla Zoti iu bën fëmijën për nevoja që nuk iu del kurrë ilaq. 200 mijë euro, na veteranët e kemi 204 euro. Marre kryeministër, ke thënë e bëj bashkimin kombëtar, ti po ia mundëson shkijeve, kriminelëve që kanë dhunu nana, motra, që kanë vra e masakru fëmijë në djep po ia mundëson me ia dhënë pasoshat. Marre, të koftë kryeministër. Neve Shqipëria hala nuk na ka dhënë pasoshat që e kemi thy kufirin shqiptaro-shqiptar e nuk keni itnervenu ju si kryeministër. Marre deputete, i merrni ka dy mijë euro e na veteranët e kemi ka 204 euro”, ka thënë Pllashniku. /Lajmi.net/
Video: