Hoti kërkon nga deputetët të japin përgjegjësi për formimin e institucioneve: Uroj ta lexojnë mirë betimin që do ta japin

Ministri në detyrë i Ministrisë për Punë, Familje dhe Vlera të Luftës Çlirimtare, njëherit deputet i VV-së, Andin Hoti ka folur për media para se të nis seanca konstituive. Ai ka thënë se sot në rend dite është konstituimi i Kuvendit dhe ata do të betohen si deputetë. “Uroj të gjithë deputetët, sidomos ata që…

Lajme

06/08/2026 10:03

Ministri në detyrë i Ministrisë për Punë, Familje dhe Vlera të Luftës Çlirimtare, njëherit deputet i VV-së, Andin Hoti ka folur për media para se të nis seanca konstituive.

Ai ka thënë se sot në rend dite është konstituimi i Kuvendit dhe ata do të betohen si deputetë.

“Uroj të gjithë deputetët, sidomos ata që janë për herë të parë. Uroj që secili prej deputetëve ta lexoj mirë betimin që do të japin dhe pastaj do të marrin përgjegjësi edhe për formimin e institucioneve”, ka thënë Hoti.

Ai ka thënë se nuk e din nëse Albulena Haxhiu do të propozohet për kryetare të Kuvendit. /Lajmi.net/