Djali i Afrim Bunjakut mysafir në seancën konstituive të Kuvendit të Kosovës

Djali i Afrim Bunjakut, ka marrë pjesë sot si mysafirë në seancën konstituive të Kuvendit të Kosovës. Rreshteri Afrim Bunjaku u vra më 24 shtator të vitit 2023, në një sulm i armatosur serb ndaj Policisë në fshatin Banjskë të komunës së Zveçanit. Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë ndaj 45 individëve për rastin…

Lajme

06/08/2026 11:19

Djali i Afrim Bunjakut, ka marrë pjesë sot si mysafirë në seancën konstituive të Kuvendit të Kosovës.

Rreshteri Afrim Bunjaku u vra më 24 shtator të vitit 2023, në një sulm i armatosur serb ndaj Policisë në fshatin Banjskë të komunës së Zveçanit.

Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë ndaj 45 individëve për rastin Banjska.

Për tre të pandehurit, Bllagoje Spasojeviq, Vlladimir Tolliq dhe Dushan Maksimoviqit, Prokuroria ka kërkuar burgim të përjetshëm.