Transformohet aktori turk, fotografia e fundit befason fansat
Çağatay Ulusoy është rikthyer në vëmendje, këtë herë jo për një projekt të ri, por për ndryshimin e dukshëm në pamjen e tij. Aktori i njohur turk është fotografuar nga një admirues gjatë qëndrimit në Türkbükü të Bodrumit. Në fotografinë që po qarkullon me shpejtësi në rrjetet sociale, Ulusoy shfaqet me mjekër të gjatë dhe…
ShowBiz
Çağatay Ulusoy është rikthyer në vëmendje, këtë herë jo për një projekt të ri, por për ndryshimin e dukshëm në pamjen e tij.
Aktori i njohur turk është fotografuar nga një admirues gjatë qëndrimit në Türkbükü të Bodrumit.

Në fotografinë që po qarkullon me shpejtësi në rrjetet sociale, Ulusoy shfaqet me mjekër të gjatë dhe me disa kilogramë më shumë, duke u dukur ndryshe nga imazhi i tij i zakonshëm.
Paraqitja e tij ka nxitur reagime të shumta mes fansave, të cilët po pyesin nëse ky transformim mund të lidhet me përgatitjet për ndonjë personazh të ri. Edhe më herët ishte raportuar se aktori mund të kishte shtuar peshë për rolin e Eşref Tekut, por një gjë e tillë nuk ishte konfirmuar zyrtarisht prej tij.
Për momentin, nuk dihet nëse ndryshimi i fundit fizik lidhet me ndonjë projekt të ardhshëm, me periudhën e pushimeve apo thjesht me arsye personale që nuk kanë të bëjnë me karrierën. Vetë Çağatay Ulusoy nuk ka reaguar ndaj komenteve që kanë pasuar publikimin e fotografisë.