Nesër kufizime për kamionët mbi 20 tonë në autoudhët e Kosovës, publikohet orari
Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit ka njoftuar se gjatë ditës së nesërme do të vendoset kufizim i përkohshëm i qarkullimit për automjetet e transportit të mallrave me masë totale mbi 20 tonë në autoudhët e Kosovës. Sipas ministrisë, vendimi është marrë në bazë të parashikimeve zyrtare të motit, të cilat tregojnë se temperaturat do të…
Lajme
Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit ka njoftuar se gjatë ditës së nesërme do të vendoset kufizim i përkohshëm i qarkullimit për automjetet e transportit të mallrave me masë totale mbi 20 tonë në autoudhët e Kosovës.
Sipas ministrisë, vendimi është marrë në bazë të parashikimeve zyrtare të motit, të cilat tregojnë se temperaturat do të arrijnë në 32 gradë Celsius ose më shumë, raporton lajmi.net
Kufizimi do të jetë në fuqi nga ora 11:00 deri në 17:30 dhe do të vlejë vetëm në autoudhë.
Ndërkaq, në rrugët nacionale, rajonale dhe lidhëse, qarkullimi i automjeteve të rënda do të lejohet pa kufizime.
Nga ky vendim përjashtohen automjetet e organeve të rendit dhe sigurisë publike, shërbimeve emergjente dhe institucioneve shëndetësore.
Ministria u ka bërë thirrje operatorëve ekonomikë dhe drejtuesve të automjeteve të respektojnë kufizimin dhe të planifikojnë qarkullimin në përputhje me orarin e përcaktuar./Lajmi.net/