Qorrolli: Kryeministri nuk negociohet, Albin Kurti do ta udhëheqë qeverinë
Deputeti i LVV-së, Vigan Qorrolli, tha se pret që takimi me LDK-në të zhvillohet në frymë konstruktive dhe të çojë drejt një marrëveshjeje politike. Ai theksoi se posti i kryeministrit nuk është pjesë e negociatave. “Institucioni i kryeministrit është i pakontestueshëm dhe ai do të jetë Albin Kurti. Për pozitat e tjera besoj se do…
Lajme
Deputeti i LVV-së, Vigan Qorrolli, tha se pret që takimi me LDK-në të zhvillohet në frymë konstruktive dhe të çojë drejt një marrëveshjeje politike.
Ai theksoi se posti i kryeministrit nuk është pjesë e negociatave.
“Institucioni i kryeministrit është i pakontestueshëm dhe ai do të jetë Albin Kurti. Për pozitat e tjera besoj se do të gjendet një formulë në kuadër të një marrëveshjeje politike”, deklaroi Qorrolli ne TeVe1.
Sipas tij, në bisedime do të diskutohen përbërja e qeverisë dhe pozita e presidentit.