Koncerti i GIMS, Morad dhe Azet është më afër – biletat fizike tashmë edhe në Prishtina Mall
Biletat për koncertin e shumëpritur të GIMS, Morad dhe Azet tashmë janë në dispozicion edhe në shitje fizike. Organizatorët kanë njoftuar se, përveç platformës online, të gjithë të interesuarit mund t’i blejnë biletat edhe në pikën zyrtare të shitjes në Prishtina Mall. Ky organizim ua mundëson adhuruesve të artistëve të sigurojnë biletat në mënyrë më…
ShowBiz
Biletat për koncertin e shumëpritur të GIMS, Morad dhe Azet tashmë janë në dispozicion edhe në shitje fizike. Organizatorët kanë njoftuar se, përveç platformës online, të gjithë të interesuarit mund t’i blejnë biletat edhe në pikën zyrtare të shitjes në Prishtina Mall.
Ky organizim ua mundëson adhuruesve të artistëve të sigurojnë biletat në mënyrë më të lehtë dhe më të shpejtë, ndërsa interesimi për këtë ngjarje muzikore vazhdon të jetë i madh.
Koncerti pritet të mbledhë mijëra fansa dhe të sjellë një atmosferë spektakolare me performancat e disa prej emrave më të njohur të skenës ndërkombëtare. /Lajmi.net/