Muharremi thumbon Qeverinë pas rritjes së çmimit të naftës: Mos e ulni akcizën, se mos po i ndihmoni qytetarët

Analisti Shenoll Muharremi ka reaguar pas rritjes së çmimit të naftës në Kosovë, duke kritikuar Qeverinë për mosndërmarrjen e masave lehtësuese për qytetarët. Përmes një postimi në rrjetet sociale, ai tha se çmimi i naftës është rritur nga 1.74 euro në 1.77 euro për litër sot, ndërsa me ironi i bëri thirrje Qeverisë të mos…

Lajme

01/08/2026 18:25

Analisti Shenoll Muharremi ka reaguar pas rritjes së çmimit të naftës në Kosovë, duke kritikuar Qeverinë për mosndërmarrjen e masave lehtësuese për qytetarët.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, ai tha se çmimi i naftës është rritur nga 1.74 euro në 1.77 euro për litër sot, ndërsa me ironi i bëri thirrje Qeverisë të mos ulë akcizën apo TVSH-në, transmeton lajmi.net.

“Mos gaboni me e ulë akcizën apo TVSH-në, se mos po i ndihmoni qytetarët dhe ekonominë… e po i zbutni edhe ndikimet inflacionare në treg”, shkroi Muharremi.

Ai theksoi se 61 vende të botës kanë ulur taksat, akcizën ose të dyja, për të zbutur ndikimin e rritjes së çmimeve, duke lënë të kuptohet se edhe Kosova duhet të ndjekë një qasje të ngjashme./lajmi.net/