Lushaku-Sadriu përmend fjalën “marrëveshje” kur flet për negociatat me VV-në: Ne insistojmë që Kuvendi të konstituohet me 6 gusht
Deputetja e zgjedhur e LDK-së, Jehona Lushaku-Sadriu ka folur në kofnerencë për media pas takimit që patën përfaqësuesit e partive politike në ambientet e Kuvendit të Kosovës. Fillimisht, ajo tregoi tha se LDK insiston që Kuvendi duhet të konstituohet me datën 6 gusht, transmeton lajmi.net. “Insistojmë që seanca konstituive duhet të ndodhë me datën 6…
Lajme
Deputetja e zgjedhur e LDK-së, Jehona Lushaku-Sadriu ka folur në kofnerencë për media pas takimit që patën përfaqësuesit e partive politike në ambientet e Kuvendit të Kosovës.
Fillimisht, ajo tregoi tha se LDK insiston që Kuvendi duhet të konstituohet me datën 6 gusht, transmeton lajmi.net.
“Insistojmë që seanca konstituive duhet të ndodhë me datën 6 dhe të përmbyllet procesi i konsituimit të Kuvendit me qëllim që Kosova të ketë institucione dhe ta kthejmë funksionalitetin institucional të shtetit tonë. Me qëllim që të mos ketë asnjë vonesë, ne synojmë që Kuvendi të konstituohet me datën e thirrjes së seancës”, tha ajo fillimisht.
Tutje, ajo foli për negociatat me VV-në dhe përmendi edhe një marrëveshje të mundshme.
“Nuk ka ndonjë ftesë tani. Sapo të kemi një takim, të kemi dialog dhe marrëveshje, nëse do të ketë marrëveshje të tillë, do t’ua bëjmë (të ditur).”, u shpreh Lushaku-Sadriu./lajmi.net/