Behrami pas dyshimeve për varrezë masive në Zubin Potok: Nuk ka paqe pa zbardhjen e fatit të të zhdukurve
Deputeti i PDK-së, Artan Behrami, ka reaguar pas gjetjes së mbetjeve mortore në Zubin Potok, për të cilat dyshohet se mund t’u përkasin 23 intelektualëve shqiptarë të zhdukur gjatë luftës. Behrami ka thënë se për shumë familje në Kosovë lufta vazhdon ende për shkak të dhimbjes dhe pritjes për zbardhjen e fatit të të pagjeturve.…
Lajme
Deputeti i PDK-së, Artan Behrami, ka reaguar pas gjetjes së mbetjeve mortore në Zubin Potok, për të cilat dyshohet se mund t’u përkasin 23 intelektualëve shqiptarë të zhdukur gjatë luftës.
Behrami ka thënë se për shumë familje në Kosovë lufta vazhdon ende për shkak të dhimbjes dhe pritjes për zbardhjen e fatit të të pagjeturve.
Ai theksoi se paqja e plotë, sipas tij, nuk mund të arrihet pa drejtësi për krimet e kryera gjatë luftës dhe pa u mësuar e vërteta për personat e zhdukur.
Reagimi i plotë:
Për shumë familje të Kosovës, lufta nuk ka përfunduar kurrë.
Nuk ka qytet, lagje, fshat apo familje që nuk është prekur drejtpërdrejt nga kjo dhimbje.
Gjetja e mbetjeve mortore në Zubin Potok, që dyshohet se mund t’u përkasin 23 intelektualëve shqiptarë të zhdukur gjatë luftës, na kujton se sakrifica për lirinë dhe pavarësinë ende nuk është përmbyllur.
Nuk mund të ketë paqe të plotë pa zbardhjen e fatit të të pagjeturve dhe pa drejtësi për krimet e kryera nga Serbia!