Haxhiu priti në takim përfaqësuesit e Shoqatës së Ish të Burgosurve Politikë të Kosovës
Ushtruesja e detyrës së Presidentit të Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka pritur sot në takim përfaqësuesit e Shoqatës së Ish të Burgosurve Politikë të Kosovës, me të cilët ka diskutuar për veprimtarinë e shoqatës dhe rëndësinë e ruajtjes së kujtesës historike. Gjatë takimit, Haxhiu dhe përfaqësuesit e shoqatës biseduan për dokumentimin e dhunës dhe…
Lajme
Ushtruesja e detyrës së Presidentit të Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka pritur sot në takim përfaqësuesit e Shoqatës së Ish të Burgosurve Politikë të Kosovës, me të cilët ka diskutuar për veprimtarinë e shoqatës dhe rëndësinë e ruajtjes së kujtesës historike.
Gjatë takimit, Haxhiu dhe përfaqësuesit e shoqatës biseduan për dokumentimin e dhunës dhe torturave që regjimi i Serbisë ushtroi ndaj mijëra të burgosurve shqiptarë gjatë dekadave të rezistencës për liri, raporotn lajmi.net
Sipas Haxhiut, në takim u diskutua edhe për sfidat me të cilat përballet shoqata, ndërsa ajo u shpreh se, brenda kompetencave të Presidencës, do të mbështeten nismat që kanë për qëllim dokumentimin dhe ruajtjen e kujtesës historike.
Po ashtu, ushtruesja e detyrës së Presidentit shprehu vlerësimin e saj për kontributin e ish të burgosurve politikë në rrugëtimin e Kosovës drejt lirisë dhe pavarësisë, duke theksuar rëndësinë e sakrificës së tyre në historinë e vendit./Lajmi.net/