Kuvendi i Shqipërisë miraton marrëveshjen e huasë me SHBA-në për blerjet ushtarake

Kuvendi i Shqipërisë e ka miratuar marrëveshjen e huasë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës për blerjen e pajisjeve ushtarake. Marrëveshja është mitatuar gjatë seancës të së hënës. Sipas marrëveshjes së huasë parashihet shuma prej 302 milionë dollarësh që do të përdoret për investime në fushën e mbrojtjes. Partia Demokratike nuk mori pjesë në votim,…

Lajme

27/07/2026 19:16

Kuvendi i Shqipërisë e ka miratuar marrëveshjen e huasë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës për blerjen e pajisjeve ushtarake.

Marrëveshja është mitatuar gjatë seancës të së hënës.

Sipas marrëveshjes së huasë parashihet shuma prej 302 milionë dollarësh që do të përdoret për investime në fushën e mbrojtjes.

Partia Demokratike nuk mori pjesë në votim, me arsyetimin se ishte në shkelje të Rregullores së Kuvendit dhe Kushtetutës.

Po ashtu, pjesë e seancës përveç deputetëve të PS-së, ishin edhe tre deputetët e PSD-së.

Ndërkohë, marrëveshja në fund është votuar me 74 vota pro.