Sot në Kosovë po qëndron Ministri i Deleguar për Evropën nga Republika e Francës, Benjamin Haddad.
Gjatë qëndrimit të tij sot, ai ka takuar ministrin në detyrë të Punëve të Jashtme të Kosovës, Glauk Konjufcën ndërsa pritet që pas pak të takohet edhe me kryeministrin në detyrë të Kosovës, Albin Kurtin.
Pas takimit të tij me Konjufcën, Haddad ka shkruar në rrjetin social “X”.
“Kam mbërritur në Kosovë për një vizitë dyditore për të forcuar marrëdhëniet mes dy vendeve tona. Në agjendë: frankofonia, investimet e AFD-së, bashkëpunimi në fushën e sigurisë dhe çështjet rajonale. Kjo vizitë vjen pas drekës mes @EmmanuelMacron dhe @albinkurti më 17 mars dhe është pjesë e forcimit të angazhimit francez në Ballkanin Perëndimor për ribashkimin e kontinentit tonë evropian”, ka shkruar Haddad. /Lajmi.net/
Postimi i plotë: