“Paqja ime, shtëpia ime, gjithçka e imja” Dafina zgjedh fjalët më të bukura në ditëlindjen e burrit

Këngëtarja e njohur Dafina Zeqiri ka ndarë me ndjekësit e saj një urim të veçantë dhe plot dashuri për bashkëshortin e saj, Kreshnik Gjergjin në ditën e tij të lindjes. Përmes një postimi në rrjetet sociale, artistja ka shprehur ndjenjat e saj më të sinqerta, duke e cilësuar atë si mbështetjen më të madhe në…

ShowBiz

27/07/2026 10:04

Këngëtarja e njohur Dafina Zeqiri ka ndarë me ndjekësit e saj një urim të veçantë dhe plot dashuri për bashkëshortin e saj, Kreshnik Gjergjin në ditën e tij të lindjes. Përmes një postimi në rrjetet sociale, artistja ka shprehur ndjenjat e saj më të sinqerta, duke e cilësuar atë si mbështetjen më të madhe në jetën e saj dhe një baba shembullor për Daskanin.

“Paqja ime, shtëpia ime, gjithçka e imja. Babai më i miri në botë”, ka shkruar Dafina krahas fotografive të përbashkëta, duke prekur zemrat e fansave të shumtë që reaguan menjëherë me urime dhe komente pozitive.

Çifti po jeton një periudhë shumë të lumtur në jetën familjare. Ata tashmë janë prindër të një djali, ndërsa shumë shpejt do ta zgjerojnë familjen edhe me një anëtar të ri, pasi janë në pritje të fëmijës së tyre të dytë, gjinia e të cilit është sërish djalë.

Pavarësisht angazhimeve të shumta në muzikë dhe projekte artistike, Dafina ka treguar vazhdimisht se familja mbetet prioriteti i saj kryesor. Ajo shpesh ndan momente nga përditshmëria me bashkëshortin dhe djalin e tyre, duke dëshmuar harmoninë dhe dashurinë që i karakterizon.