200 mijë euro – Policia jep tenderin për projektim dhe mbikëqyrje të objekteve të Policisë së Kosovës

Policia e Kosovës ka përzgjedhur kompaninë “Enggroup” SH.P.K. si fituese të tenderit për “Shërbime të projektimit dhe mbikëqyrjes për objektet e Policisë së Kosovës”, me ofertë prej 25.60 euro për njësi, duke u vlerësuar me 100 pikë. Në garë për këtë aktivitet të prokurimit morën pjesë katër operatorë ekonomikë. Oferta e “Enggroup” u rendit e…

Lajme

27/07/2026 11:32

Policia e Kosovës ka përzgjedhur kompaninë “Enggroup” SH.P.K. si fituese të tenderit për “Shërbime të projektimit dhe mbikëqyrjes për objektet e Policisë së Kosovës”, me ofertë prej 25.60 euro për njësi, duke u vlerësuar me 100 pikë.

Në garë për këtë aktivitet të prokurimit morën pjesë katër operatorë ekonomikë. Oferta e “Enggroup” u rendit e para, ndërsa pas saj u vlerësuan IPE-PROING SH.P.K., grupi i operatorëve ekonomikë ENG IDEA SH.P.K. – ARCH EMPIRE L.L.C., si dhe grupi DEA GROUP SH.P.K. – NEWS SH.P.K. – EC-Consulting SH.P.K. – TRI SOLUTION L.L.C..

Sipas vendimit të Policisë së Kosovës, grupi DEA GROUP SH.P.K. – NEWS SH.P.K. – EC-Consulting SH.P.K. – TRI SOLUTION L.L.C. u eliminua nga procedura pasi nuk plotësoi kriteret e dosjes së tenderit. Autoriteti kontraktues arsyetoi se inxhinieri i paraqitur nuk kishte përvojën minimale pesëvjeçare të kërkuar, pasi sipas referencave kishte vetëm 4.7 vjet përvojë pune, mangësi që nuk u dëshmua as pas kërkesës për sqarime.

Ndërkohë, oferta e IPE-PROING SH.P.K. u shpall e pasuksesshme, pasi, megjithëse plotësonte kriteret, nuk ishte oferta me çmimin më të ulët.

Dhënia e kontratës është e përkohshme deri në përfundimin e afateve ligjore për paraqitjen e ankesave nga operatorët ekonomikë.

Për këtë tender, Policia kishte ndarë 200 mijë euro. /Lajmi.net/