Aksident mes dy motoçikletave në Pejë, lëndohen dy persona

Një aksident trafiku ka ndodhur mbrëmë rreth orës 22:45 në Pejë. Në këtë aksident janë përfshirë dy motoçikleta dhe janë lënduar dy persona, shkruan lajmi.net. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës në Pejë, Driton Rugova. “Me datën 26.07.2026, rreth orës 22:45, Policia është njoftuar për një aksident trafiku i cili ka ndodhur…

Lajme

27/07/2026 11:36

Një aksident trafiku ka ndodhur mbrëmë rreth orës 22:45 në Pejë.

Në këtë aksident janë përfshirë dy motoçikleta dhe janë lënduar dy persona, shkruan lajmi.net.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës në Pejë, Driton Rugova.

“Me datën 26.07.2026, rreth orës 22:45, Policia është njoftuar për një aksident trafiku i cili ka ndodhur në rrugën ‘Zahir Pajaziti’ në Pejë. Në këtë aksident ishin të involvuara dy motoçikleta dhe si pasojë dy persona kanë pësuar lëndime trupore. Të njëjtit janë dërguar në Spitalin Rajonal në Pejë për tretman mjekësor”, ka thënë Rugova. /Lajmi.net/