Deliu-Kodra: Të hënën do ta denoncoj profilin “Lule Gjeli” në Prokurorinë Speciale, u bën thirrje qytetarëve të raportojnë rastet
Deputetja e zgjedhur e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra, ka bërë të ditur se të hënën në mëngjes do të paraqitet në Prokurorinë Speciale për të denoncuar profilin “Lule Gjeli”, duke theksuar se do të ofrojë të gjitha informacionet që ka në dispozicion lidhur me këtë rast. Deliu-Kodra ka njoftuar se, pasi është informuar se Prokuroria Speciale…
Lajme
Deputetja e zgjedhur e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra, ka bërë të ditur se të hënën në mëngjes do të paraqitet në Prokurorinë Speciale për të denoncuar profilin “Lule Gjeli”, duke theksuar se do të ofrojë të gjitha informacionet që ka në dispozicion lidhur me këtë rast.
Deliu-Kodra ka njoftuar se, pasi është informuar se Prokuroria Speciale ka nisur hetimet për këtë çështje, ka kontaktuar menjëherë institucionin për të marrë informata shtesë, raporton lajmi.net
Sipas saj, tashmë është caktuar prokurorja që po merret me trajtimin e rastit.
Postimi i plotë:
Të hënën në mëngjes do të paraqitem në Prokurorinë Speciale për ta denoncuar profilin “Lule Gjeli” dhe për të ofruar çdo informacion që kam në dispozicion.
Pas informatës se Prokuroria Speciale ka filluar hetimet lidhur me këtë rast, kam kontaktuar menjëherë këtë institucion për të marrë informata shtesë. Sipas informatave që kam marrë, tashmë është caktuar prokurorja që po e trajton çështjen.
I ftoj të gjithë qytetarët që janë shantazhuar, kërcënuar, fyer apo kanë pësuar pasoja nga veprimtaria e këtij profili, të mos heshtin. Çdo dëshmi dhe çdo denoncim ka rëndësi për zbardhjen e plotë të rastit.
Për kontakt me Prokurorinë Speciale mund të telefononi në numrin 044 666 492 dhe të kërkoni të lidheni me prokuroren që po merret me rastin.
Askush nuk duhet të jetojë nën frikën e kërcënimeve, shantazhit dhe gjuhës së urrejtjes. Besoj se është koha që drejtësia të veprojë dhe secili të mbajë përgjegjësi për veprimet e veta./Lajmi.net/