Avokati, Koci: Një i ri nga Kosova u ndalua nga policia serbe në Horgosh, në veturë iu gjet një emblemë e UÇK-së
Avokati Arianit Koci ka bërë të ditur se një i ri nga Kosova është ndaluar të shtunën nga policia serbe në pikën kufitare Horgosh, gjatë udhëtimit nga Gjermania për në Kosovë. Sipas Kocit, bëhet fjalë për një person të lindur në vitin 1997, i cili ende ndodhet në ambientet e policisë në pikën kufitare, raporotn…
Lajme
Avokati Arianit Koci ka bërë të ditur se një i ri nga Kosova është ndaluar të shtunën nga policia serbe në pikën kufitare Horgosh, gjatë udhëtimit nga Gjermania për në Kosovë.
Sipas Kocit, bëhet fjalë për një person të lindur në vitin 1997, i cili ende ndodhet në ambientet e policisë në pikën kufitare, raporotn lajmi.net
Ai tha se informacionin e ka marrë nga një burim, identitetin e të cilit e ka konfirmuar.
Koci theksoi se, sipas informatave që ka pranuar, gjatë kontrollit të automjetit policia serbe ka gjetur një emblemë të UÇK-së nën ulëse, ndërsa i riu, sipas burimit të tij, nuk ka qenë në dijeni se ajo ndodhej aty.
Postimi i plotë:
NJË I RI NGA KOSOVA NDALET NGA POLICIA SERBE NË HORGOSH!
Një i ri nga Kosova, i lindur në vitin 1997, është ndaluar sot nga policia serbe në pikën kufitare Horgosh, mes Hungarisë dhe Serbisë, gjatë rrugëtimit nga Gjermania për në Kosovë.
Informatën e kam pranuar nga një person, identitetin e të cilit e kam konfirmuar.
I riu ende ndodhet në ambientet e policisë në pikën kufitare. Për momentin nuk kam informacion të konfirmuar për statusin e tij procedural.
Ajo që di deri tash është se, gjatë kontrollit të veturës, policia ka gjetur një emblemë të UÇK-së nën ulëse. Sipas burimit tim, i riu NUK e ka ditur se emblema ndodhej aty.
Në veturë janë gjetur edhe disa monedha të argjendta.
Deri tani, sjellja e policisë serbe ndaj tij ka qenë korrekte.
Për momentin nuk po e bëj publik identitetin e të riut.
Po e përcjelli rastin. Nëse ka diçka të re dhe të konfirmuar, do t’ju njoftoj./Lajmi.net/