Trump: Netanyahu vjen në SHBA, Schumerit do t’i dërgoj veshje palestineze
Presidenti amerikan Donald Trump ka thënë se kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, do të vizitojë SHBA-në javën e ardhshme. Gjatë një fjalimi në Darkën e Korrespondentëve të Shtëpisë së Bardhë, Trump bëri edhe komente me ironi ndaj senatorit demokrat Chuck Schumer. Trump tha se do t’i dërgonte Schumerit një veshje palestineze, në mënyrë që ai…
Bota
Presidenti amerikan Donald Trump ka thënë se kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, do të vizitojë SHBA-në javën e ardhshme.
Gjatë një fjalimi në Darkën e Korrespondentëve të Shtëpisë së Bardhë, Trump bëri edhe komente me ironi ndaj senatorit demokrat Chuck Schumer.
Trump tha se do t’i dërgonte Schumerit një veshje palestineze, në mënyrë që ai të përshëndeste Netanyahun gjatë vizitës së tij në Uashington.
“Ai u bë palestinez”, tha Trump për Schumerin, i cili është hebre, duke bërë shaka edhe për ligjin e Sheriatit.
Sipas zyrës së Netanyahut, ai pritet të udhëtojë në Uashington të hënën dhe të takohet me Trumpin të martën.
Schumer është një senator demokrat nga Nju Jorku dhe një nga figurat më të rëndësishme të Partisë Demokratike në SHBA.