Haxhiu i kërkon opozitës që t’i përgjigjen me përgjegjësi ofertave të Kurtit: Kosova nuk mund të mbetet peng i inateve apo bllokadave
U.d së Presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu në një konferencë për media ka bërë të ditur se seanca konstituive do të mbahet me datën 6 gusht në ora 10:00. Në konferencën për media, Haxhiu ka bërë thirrje të gjitha partive që të lënë mbrapa inatet dhe shmangin bllokadën, transmeton lajmi.net. Ajo kërkoi nga partitë opozitare…
Lajme
U.d së Presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu në një konferencë për media ka bërë të ditur se seanca konstituive do të mbahet me datën 6 gusht në ora 10:00.
Në konferencën për media, Haxhiu ka bërë thirrje të gjitha partive që të lënë mbrapa inatet dhe shmangin bllokadën, transmeton lajmi.net.
Ajo kërkoi nga partitë opozitare që të shprehin vullnet për dialog dhe thirrjeve të ofertave të Kurtit t’i përgjigjen me përgjegjësi.
Më poshtë e keni një pjesë të fjalimit të Albulena Haxhiut:
Siç jeni në dijeni, me 8 korrik, 1 muaj pas mbajtjes se zgjedhjeve KQZ certifikoi rezultatet. Zgjedhjet u zhvilluan në mënyrë demokratike dhe të qetë. Duke qenë se ende nuk ka dakordim për çështje se presidentit, pata vendosur që të mos e thërras me nguti seancën konstituive. Pranadaj se ju njoftoj, se seanca do të mbahet me datën 6 gusht, në orën 10:00. Deri atëherë mbetet detyrim politik dhe institucional që të vazhdojnë dialogun.
Dialogun në mes tyre, askush nuk duhet ta shoh si një shenjë dobësie, por si dëshmi e përgjegjësisë demokratike. Në një demokraci parlamentare, përgjegjësia e institucioneve nuk është eskluzivitet i dikujt, por u takon të gjithëve. Marrëveshja kërkon gatishmëri dhe seriozitet nga të gjitha palët. Palët duhet të shprehin vullnet për dialog dhe thirrjeve të ofertave do të duhet t’i përgjigjeshin me përgjegjësi. Dialogu nuk mund të jetë një proces një kahesh, as përgjegjësia nuk mund të jetë e njëanshme.
Prandaj në ditët në vijim bëjë thirrje që të intensifikohet komunikimi, të dëshmohet pjekuri politike sepse qytetarët nga të gjithë ne presin zgjidhje, presin institucione funksionale dhe presin që përgjegjësia shtetërore të vendoset mbi dallimet politike.
Qytetarët presin zgjidhje dhe jo zgjedhje. Jam e vetëdijshme për sfidat e brendshme të subjekteve politike, po ashtu duhet të kemi të qartë edhe afatet kushtetuese në anën tjetër që nuk presin. Qytetarët kanë votuar që institucionet të formohen, të funksionalizohen, pas formimit të institucioneve do të kemi kohë për çfarëdo problemi tjetër.
Republika e Kosovës nuk mund të mbetet peng i inateve apo bllokadave. Shmangia e një bllokade të zgjatur, është përgjegjësi e të gjithëve. Shmangia e zgjedhjeve të parakohshme duhet të jetë një objektiv i përbashkët sepse qytetarët kanë dhënë verdiktin e tyre dhe presin që ai të materializohet në institucione funksionale dhe jo në një cikël të ri paqartësie politike./lajmi.net/