Trump shpall tarifa të reja tregtare për mbi 80 vende, vendimi ngjall kundërshtime ndërkombëtare

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka prezantuar një paketë të re tarifash tregtare që prek më shumë se 80 shtete, duke zëvendësuar tarifën e përgjithshme prej 10 për qind që ishte aplikuar deri më tani. Vendimi ka nxitur reagime të forta nga disa prej aleatëve dhe partnerëve më të rëndësishëm tregtarë të SHBA-së,…

Bota

24/07/2026 08:19

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka prezantuar një paketë të re tarifash tregtare që prek më shumë se 80 shtete, duke zëvendësuar tarifën e përgjithshme prej 10 për qind që ishte aplikuar deri më tani.

Vendimi ka nxitur reagime të forta nga disa prej aleatëve dhe partnerëve më të rëndësishëm tregtarë të SHBA-së, të cilët kanë shprehur kundërshtimin e tyre ndaj masës, transmeton lajmi.net.

Sipas BBC-së, tarifat e reja, që variojnë nga 10 deri në 12.5 për qind, do të zbatohen për vende si Mbretëria e Bashkuar, Kanadaja, Meksika, Australia, India, Kina dhe shtetet anëtare të Bashkimit Evropian.

Shtëpia e Bardhë argumenton se kjo nismë synon të luftojë importet e produkteve të prodhuara me punë të detyruar, duke u bazuar në nenin 301 të Aktit të Tregtisë të vitit 1974.

Nga ana tjetër, Australia, Brazili, Kanadaja dhe Bashkimi Evropian e kanë kritikuar vendimin, duke e cilësuar të pabazuar dhe duke kërkuar rishikimin ose anulimin e tarifave të reja.

Ekspertët e së drejtës vlerësojnë se vendimi mund të përballet sërish me sfida ligjore, duke rikujtuar se Gjykata Supreme e SHBA-së ka konstatuar më herët se vendosja e tarifave tregtare në kohë paqeje është përgjegjësi që i takon Kongresit./lajmi.net/