Rrustemi: Edhe opozita ka përgjegjësi për mosthirrjen e seancës konstituive
Deputeti i zgjedhur i Lëvizjes Vetëvendosje, Adnan Rrustemi, ka deklaruar se edhe partitë opozitare kanë rol në vendimin për mos-thirrjen ende të seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës. Në një intervistë në Five të TV Dukagjinit, Rrustemi tha se sipas tij, opozita më herët ka kërkuar që procesi i konstituimit të Kuvendit dhe formimit të…
Lajme
Deputeti i zgjedhur i Lëvizjes Vetëvendosje, Adnan Rrustemi, ka deklaruar se edhe partitë opozitare kanë rol në vendimin për mos-thirrjen ende të seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës.
Në një intervistë në Five të TV Dukagjinit, Rrustemi tha se sipas tij, opozita më herët ka kërkuar që procesi i konstituimit të Kuvendit dhe formimit të qeverisë të mos zhvillohet pa një marrëveshje më të gjerë, përfshirë edhe çështjen e zgjedhjes së presidentit.
“Politikisht vendimin për mos ta thirr seancën konstituive e kanë në dorë edhe partitë opozitare. Se vazhdimisht na kanë thënë që nëse thirret seanca konstituive, e konsitutohet Kuvendi pa marrëveshje edhe për presidentin, zgjedhet qeveria pa marrëveshje për presidentin, atëherë LVV nuk është e interesuar për të gjetur zgjidhje, të ndërtojë marrëveshje.
Kur e thirrim seancën për ta konstitur Kuvendin dhe zgjedhur qeverinë, na thonë u ngutet e si dhatë mundësi bisedime e marrëveshjeve. Kur e mbajmë seancën brenda afatit kushtetues, duke i dhënë mundësi dhe kohë dialogut dhe marrëveshjes na thonë pse s’po e thirrni seancën…”, ka thënë Rrustemi.