Gjendet pa shenja jete një 38-vjeçar në banesën e tij në Gjilan, policia nis hetimet
Një 38-vjeçar është gjetur i pajetë në banesën e tij në Gjilan gjatë ditës së enjte. Rastin për lajmi.net e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjilanit, Valon Osmani, i cili ka bërë të ditur se Policia është njoftuar për rastin rreth orës 18:26. Pas pranimit të informacionit, në lokacion kanë dalë njësitë…
Lajme
Një 38-vjeçar është gjetur i pajetë në banesën e tij në Gjilan gjatë ditës së enjte.
Rastin për lajmi.net e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjilanit, Valon Osmani, i cili ka bërë të ditur se Policia është njoftuar për rastin rreth orës 18:26.
Pas pranimit të informacionit, në lokacion kanë dalë njësitë policore, ekipi emergjent dhe Prokurori i Shtetit. Mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e personit në vendin e ngjarjes.
Nga hetimet e para të zhvilluara nga autoritetet nuk janë gjetur elemente që do të ngrinin dyshime për një vepër penale të vrasjes. Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, trupi i pajetë do të dërgohet për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë.
Hetuesit e Njësisë së Hetimeve Rajonale në Gjilan, në bashkëpunim me Prokurorinë, po vazhdojnë punën për të sqaruar të gjitha rrethanat që lidhen me rastin.
“Me datën 23.07.2026 rreth orës 18:26, kemi pranuar informacion se në banesën e tij në qytetin e Gjilanit është gjetur pa shenja jete një person mashkull, shtetas i Republikës së Kosovës i lindur më 1988. Njësitet relevante policore së bashku me Prokurorin e Shtetit dhe ekipin emergjent, kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku nga mjeku kujdestar është konstatuar se personi është pa shenja jete. Bazuar në hetimet e deritanishme nuk ka dyshime për elemente të veprës penale të vrasjes. Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, trupi i pajetë do të dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë për obduksion. Hetimet janë duke vazhduar në ndriçimin dhe sqarimin e rrethanave të rastit nga hetues policor të Njësisë së Hetimeve Rajonale në Gjilan në bashkëpunim me Prokurorinë e Shtetit.”, ka deklaruar Osmani./lajmi.net/