Bajqinovci kritikon reagimin e BE-së për prokurorët serbë: Askush nuk mund të braktisë institucionet me thirrje nga Beogradi pastaj të kthehet
Deputeti i zgjedhur i VV-së, Mefail Bajqinovci ka kritikuar reagimin e BE-së në lidhje me vendimin e KPK-së dhe U.D Presidentes Albulena Haxhiu për largimin e prokurorëve. Ai ka thënë se Kosova është shtet dhe shoqëri multietnike, gjë që garantohet me Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe ligjet e saj, por që sipas tij, multietniciteti…
Lajme
Deputeti i zgjedhur i VV-së, Mefail Bajqinovci ka kritikuar reagimin e BE-së në lidhje me vendimin e KPK-së dhe U.D Presidentes Albulena Haxhiu për largimin e prokurorëve.
Ai ka thënë se Kosova është shtet dhe shoqëri multietnike, gjë që garantohet me Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe ligjet e saj, por që sipas tij, multietniciteti nuk nënkupton që dikush mund të braktisë institucionet me thirrje politike nga Beogradi dhe më pas të pretendojë rikthim, ligjet janë shumë të qarta.
“Sundimi i ligjit duhet të vlejë njësoj për të gjithë, pa dallim etnie. Institucionet e Kosovës veprojnë mbi bazën e Kushtetutës dhe ligjeve të Republikës së Kosovës, jo mbi direktiva politike që vijnë nga jashtë. Nëse BE-ja e mbështet shtetin e së drejtës, atëherë duhet t’i respektojë edhe vendimet që merren në përputhje me rendin kushtetues dhe ligjor të Republikës së Kosovës”, ka shkruar Maqedonci. /Lajmi.net/
Postimi i plotë: