Tragjedi në Prishtinë, një person humb jetën pas rënies nga lartësia e një objekti
Një person ka humbur jetën mbrëmë në Prishtinë, pasi ka rënë nga lartësia e një objekti. Rastin për lajmi.net e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Enis Pllana. Sipas tij, ngjarja ka ndodhur rreth orës 23:00 në rrugën “Arshi Pipa” në Prishtinë, ku Policia ka pranuar informatën se një person…
Lajme
Një person ka humbur jetën mbrëmë në Prishtinë, pasi ka rënë nga lartësia e një objekti.
Rastin për lajmi.net e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Enis Pllana.
Sipas tij, ngjarja ka ndodhur rreth orës 23:00 në rrugën “Arshi Pipa” në Prishtinë, ku Policia ka pranuar informatën se një person ka rënë nga një lartësi (objekt).
“Si pasojë e lëndimeve të marra, viktima nuk ka arritur t’u mbijetojë plagëve. Vdekja e viktimës është konstatuar nga ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes”, ka deklaruar Pllana.
Ai ka bërë të ditur se Policia e Kosovës, në koordinim me Prokurorin e Shtetit, ka nisur hetimet dhe po ndërmerr të gjitha veprimet e nevojshme për sqarimin e rrethanave të rastit. /Lajmi.net/