Plagosja e trefishtë, zbardhen detaje nga atentati në Elbasan
Detaje të reja kanë dalë në dritë nga atentati që ndodhi mbrëmë në Elbasan. Sipas burimeve të A2Cnn, autori ka qenë i veshur me xhup dhe dyshohet se edhe i maskuar me paruke. Sapo është afruar në verandën e lokalit ka qëlluar 7 herë më armë zjarri pistoletë duke plagosur Renaldo Mançen 31 vjeç dhe…
Lajme
Detaje të reja kanë dalë në dritë nga atentati që ndodhi mbrëmë në Elbasan.
Sipas burimeve të A2Cnn, autori ka qenë i veshur me xhup dhe dyshohet se edhe i maskuar me paruke. Sapo është afruar në verandën e lokalit ka qëlluar 7 herë më armë zjarri pistoletë duke plagosur Renaldo Mançen 31 vjeç dhe Armand Tomorricën 32 vjeç. Plumbat kanë prekur edhe kamarierin e lokalit 19-vjeçarin Bjorgi Hoxha.
Autori sapo ka kryer atentatin është larguar, por brenda në lokal ka qenë edhe një oficer policie jashtë shërbimit, i cili ka pasur ne vete edhe dy fëmijët e tij. Kur ka parë ngjarjen në verandën e lokalit polici edhe pse nuk ka pasur armën e shërbimit me vete është vënë pas autorit duke e ndjekur.
Gjatë ndjekjes nga polici, autori ka hedhur pistoletën në tokë. Ngjarja ndodhi në lagjen e quajtur “Banesa” që në Elbasan njihet si problematike.