Propozohet armëpushim 10-ditor në luftën ShBA-Iran

Ndërmjetësuesit mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Iranit kanë propozuar një armëpushimi 10-ditor që do të ulte tensionet mes palëve si dhe formë përpjekje për të nxitur një rikthim në negociata Nuk ishte menjëherë e qartë se sa i avancuar është propozimi, por, sipas CNN ndërprerja e dhunës do të përfshinte edhe heqjen e kufizimeve…

Bota

20/07/2026 23:03

Ndërmjetësuesit mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Iranit kanë propozuar një armëpushimi 10-ditor që do të ulte tensionet mes palëve si dhe formë përpjekje për të nxitur një rikthim në negociata

Nuk ishte menjëherë e qartë se sa i avancuar është propozimi, por, sipas CNN ndërprerja e dhunës do të përfshinte edhe heqjen e kufizimeve në Ngushticën e Hormuzit.

Irani ka qëlluar anijet tregtare që përpiqen të kalojnë nëpër këtë rrugë ujore, ndërsa Trump ka rivendosur një bllokadë detare në portet iraniane.

Shtëpia e Bardhë nuk tha se do të pranonte një ndalim të armiqësive, por pranoi se diplomacia po vazhdonte.

“Tani për tani, Presidenti Trump është i përqendruar që Irani të paguajë për shkeljet e Memorandumit të Mirëkuptimit dhe aktet e vazhdueshme të terrorizmit në Ngushticën e Hormuzit”, tha një zyrtar amerikan.