Gucati kërkon nga Qeveria të reagojë për listat e luftëtarëve të publikuara nga Serbia

Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hysni Gucati, u ka bërë thirrje ish-bashkëluftëtarëve që ta shmangin kalimin nëpër Serbi, pas publikimit të emrave të pjesëtarëve të Brigadës 111 “Adem Jashari” dhe Brigadës 121 “Kumanova” nga lëvizja serbe “Zemra e Heronjve”. Kjo lëvizje që përfaqëson pjesëtarët e forcave policore dhe ushtarake pjesëmarrëse…

Lajme

20/07/2026 16:36

Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hysni Gucati, u ka bërë thirrje ish-bashkëluftëtarëve që ta shmangin kalimin nëpër Serbi, pas publikimit të emrave të pjesëtarëve të Brigadës 111 “Adem Jashari” dhe Brigadës 121 “Kumanova” nga lëvizja serbe “Zemra e Heronjve”.

Kjo lëvizje që përfaqëson pjesëtarët e forcave policore dhe ushtarake pjesëmarrëse në luftërat në ish-Jugosllavi, ka kërkuar nga Qeveria e Serbisë dhe Prokuroria Serbe për Krime Lufte që t’i verifikojnë emrat e publikuar dhe të përcaktojnë nëse, sipas pretendimeve të saj, ndonjëri prej tyre është i përfshirë në krime.