SHBA sulmon Iranin pasi vriten ushtarë amerikanë
Forcat amerikane kanë kryer sulme të reja ajrore ndaj Iranit të hënën herët në mëngjes, duke goditur zonën pranë një qyteti në veriperëndim të Iranit, ku besohet se ndodhen baza nëntokësore raketore. Sulmet erdhën pasi u njoftua vdekja e një tjetër ushtari amerikan, shkruan Associated Press, përcjell KosovaPress. Irani u kundërpërgjigj me sulme ndaj Bahreinit,…
Bota
Forcat amerikane kanë kryer sulme të reja ajrore ndaj Iranit të hënën herët në mëngjes, duke goditur zonën pranë një qyteti në veriperëndim të Iranit, ku besohet se ndodhen baza nëntokësore raketore. Sulmet erdhën pasi u njoftua vdekja e një tjetër ushtari amerikan, shkruan Associated Press, përcjell KosovaPress.
Irani u kundërpërgjigj me sulme ndaj Bahreinit, ku ndodhet Flota e 5-të e Marinës amerikane, si dhe ndaj Kuvajtit.
Përshkallëzimi i fundit tregon afrimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Iranit drejt një lufte të gjerë, pasi marrëveshja e përkohshme për ndalimin e luftimeve është shembur. Të dyja palët kanë goditur infrastrukturë civile, ndërsa çmimi i naftës Brent ka kaluar 90 dollarë për fuçi, duke rritur krizën globale energjetike.
Presidenti amerikan Donald Trump tha se SHBA-ja “i goditi shumë rëndë” iranianët, duke deklaruar se sulmet u kryen në nderim të ushtarëve amerikanë të vrarë.